

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet anikimi i tij për masën e sigurisë "arrest në burg".
Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij. Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd