

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale është pyetur nga ndjekësit në lidhje me programin e Partisë Socialiste. Rama u shpreh se programi është i qartë dhe se është shpalosur në katër anët, ndërsa theksoi se në qendër të tij është në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Sipas tij në zgjedhjet e 11 majit ka vetëm një drejtim, i cili është integrimi europian, ndërsa edhe në daljen e sotme nuk ka kursyer ironitë ndaj koalicionit opozitar.
"Ju e dini se kte raport që kemi vendosur un e PS me botën dhe Europën nuk e kemi pasur kurrë. Prandaj jam këtu akoma dhe duroj lloj kukumjackash dhe lloj lloj insektesh. Urrejtja është armiku më i brendshëm i njeriut. Programi ynë është i shpalosur në katër anët. Disa pika kyce lidhur me të do ti themi. Por programi i programeve është anëtarësimi në BE. Kur morëm detyrën merrnin 200 milionë euro në vit, tani marrim diku te 600 milion në vit.
Tani pse them kështu? Fondet e përfituara nga BE për 2014-2020 ishin 1 miliardë euro. Për 2021-2027 është 2.6 miliardë. Me futjen në BE llogaria bëhet 1 miliardë mesatarisht në vit. Nëse sot nga buxheti i shtetit dhe xhepat e tjerë të donacioneve vendosim më pak se 200 milion, më futjen në BE do kemi plus 300 në vit. Jo po Aleanca Madhështore, jo po Kujtim Gjuzi. Ka vetëm një drejtim Shqipëria në BE. Ky është programi i programeve," tha Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






