

Liverpool-i ka firmosur një kontratë afatgjatë me “Adidas”, e cila futet në fuqi nga sezoni i ardhshëm, duke zëvendësuar “Nike” si prodhuesin e veshjeve sportive. Sipas mediave britanike, marrëveshja ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh dhe vlerësohet mbi 60 milionë paund (rreth 71 milionë euro) në vit.
Klubi nga “Anfield” ka veshur “Adidas” dy herë më parë, nga 1985 deri më 1996 dhe nga 2006 deri më 2012. "Të gjithë në klub jemi jashtëzakonisht të emocionuar që mirëpresim ‘Adidas’ përsëri në familjen e LFC, – tha CEO i Liverpool-it, Billy Hogan, në një deklaratë të hënën.
– Kemi pasur një sukses të jashtëzakonshëm së bashku në të kaluarën dhe kemi krijuar disa nga uniformat më ikonike të LFC të të gjitha kohërave. ‘Adidas’ dhe Liverpool-i ndajnë të njëjtën ambicie për sukses, ndaj nuk mund të ishim më të lumtur për këtë partneritet të ri, teksa presim të krijojmë më shumë uniforma të mahnitshme që do të ndihmojnë në performancën e ekipit në fushë".
“Nike” ka qenë furnizuesi i uniformave të Liverpool-it për pesë sezonet e fundit. Marrëveshja e re me “Adidas” do të nisë nga 1 gushti 2025.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






