

Hansi Flick foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8 finale të Champions League kundër Benfica.
Si është Lewandowski?
Është në formë të shkëlqyer. Vendosëm t’i japim pak pushim të shtunën. Gjatë stërvitjes para ndeshjes ndjeu një shqetësim për shkak të lodhjes, ndaj vendosëm ta linim të pushonte.
A ju shqetëson ideja që të gjithë mendojnë se jeni tashmë në çerekfinale?
E shoh skuadrën shumë të përqendruar, kemi folur për këtë mëngjesin e së hënës. Gjatë diskutimit kemi treguar aspektet pozitive dhe negative. Nga ana jonë askush nuk mendon se puna ka përfunduar. Duam që qasja jonë të jetë e duhura në sfidën e kthimit.
A ju befason qetësia e Szczesny gjatë ndeshjeve?
Gjithmonë them se ai është një portier i pjekur, me përvojë, i qetë. Personaliteti i tij na ndihmon, po bën një punë të shkëlqyer.
Sa i rëndësishëm është Raphinha për skuadrën? A e shihni si kandidat për “Topin e Artë”?
Sigurisht, nëse do të ketë një sezon të mirë, mund ta ketë një mundësi. Na ndihmon gjithmonë shumë dhe, nëse shihni golat që ka shënuar, kuptoni sa uri dhe përqendrim ka. Jam i kënaqur me nivelin e tij.
A është kjo java më e rëndësishme e sezonit, me ndeshjet kundër Benfica dhe Atlético Madridit?
Është gjithmonë kështu, ishte edhe java e Bayernit, pastaj ajo e Real Madridit. Të gjitha janë të rëndësishme. Po kalojmë një moment shumë pozitiv, jemi në humor të mirë dhe të sigurt në veten tonë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






