Magazinë
Transmetuar më 10-03-2025, 16:04

Bodiversiteti, qëndrueshmëria ekologjike dhe vazhdueshmëria e Parkut Kombëtar "Sanjiangyuan" në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore, i njohur si "Depozita e ujit e Kinës", janë përmirësuar dukshëm, falë punës së rojtarëve ekologjikë vendorë, duke shënuar përparim të fundit të vendit në mbrojtjen e mjedisit.

Kështu tha kryeeksperti i administratës së këtij parku u shpreh kështu në një intervistë për sesionin vjetor të organit suprem këshillues politik të Kinës.

Parku Kombëtar "Sanjiangyuan" përfshin mbi 3 000 lloje të bimëve e 310 lloje të kafshëve të egra alpine të regjistruara, ku 21 432 rojtarë ekologjikë e mbrojnë parkun ditë e natë.

Kapaciteti vjetor i ruajtjes së ujit në burimin e kësaj zone është rritur me mbi 6 %. Numri i antilopave tibetiane të rrezikuara është shtuar nga mbi 20 000 në periudhën fillestare të mbrojtjes në mbi 70 000 sot.

Leopardët e borës dhe leopardët e Kinës Veriore, po ashtu dikur të rrallë, tashmë duken shpesh, ndërsa krillat qafëzeza dhe shqiponjat e arta fluturojnë në qiellin blu.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit