

Kombëtarja shqiptare është futur në javën vendimtare, ku do të nisin zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ri kualifikues për Kupën e Botës. Trajneri Silvinjo do të shpallë listën në fund të javës, ndërsa legjionarët vijojnë të paraqiten mirë me klubet e tyre.
Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan në fitoren 2-1 ndaj Spartak Moskës. Sulmuesi i Kombëtares shënoi dy golat e fitores që në pjesën e parë dhe tani numëron 11 gola në kampionat.
Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Anis Mehmeti. Futbollisti kuqezi shndërroi në gol një penallti në minutën e 54-t dhe vendosi baraspeshën në takimin Bristol City – Hull City. Në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Qazim Laçi dha asist për Sparta Pragën në fitoren në derbin 2-0 ndaj Slavia Pragës. Në minutën e 51-të, mesfushori kuqezi shërbeu saktë nga goditja e këndit për Zelenyn, i cili gjeti rrugën e rrjetës duke zhbllokuar sfidën.
Nga lojtarët e Kombëtares, titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Feta Fetai, Jasir Asani, Keidi Bare, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Ylber Ramadani, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Arbnor Muja.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd