Transmetuar më 10-03-2025, 09:43

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ai nuk beson se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Rama tha se nuk e sheh të arsyeshme të kandidojë për deputet dhe të mos jetë fare në listë, duke i hapur rrugën dikujt tjetër, pasi siç tha ai, i mjafton të jetë kryeministër.

Kreu socialist njoftoi se të gjithë deputetët aktualë socialistë do të jenë në listën e hapur si kandidatë dhe jo në listën e mbyllur ku janë mandatet e sigurta.

Ai tha se do të bëjnë përjashtim 12 drejtuesit politikë lokalë si dhe gratë.

“Ajo që dua të ndaj me ju është, e para cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit/drejtueses politike.

Parimi themelor i listës së re do jetë që asnjë deputet i gjinisë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandat nga Partia Socialiste, nuk do të jetë në listën e mbyllur.

Është e drejta e kujtdo që nuk do të jetë në listë të hapur që ta thotë, por do duhet të na thotë paraprakisht.

Kjo sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga Partia Socialiste të parët. Patjetër që në listat e hapura do të ketë shumë të rinj e të reja”, -tha Rama.

Rama paralajmëroi edhe për një skemë të re të qeverisjes së Partisë Socialiste por tha se do ta shpallte atë në një ditë tjetër. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit