Transmetuar më 10-03-2025, 08:41

GREQI- Një përplasje mes emigrantëve egjiptianë ka ndodhur mbëmjen e djeshme në Qendrën e Pritjes dhe Identifikimit Malakasa.

Arsyet e konfliktit mes emigrantëve janë ende të panjohura. Sipas mediave greke, disa persona janë kapur në flagrancë, ku 9 prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Nga të plagosurit 7 kanë shkuar në Kryqin e Kuq dhe 2 në Spitalin e Fëmijëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit