Transmetuar më 09-03-2025, 17:55

Marco Degli Uomini, skiatori 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur të shtunën në Zoncolan, vdiq në spitalin e Udine.

Pas një fluturimi prej rreth 70 metrash, ai ra keq në dëborë dhe u dërgua menjëherë në spitalin në Tolmezzo me helikopterin Suem të Pieve di Cadore.

Sipas analizave fillestare, djali ka pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim të dyshuar në kokë, por nuk ka humbur ndjenjat pas aksidentit.

Një fakt që u kishte dhënë shpresë mjekëve dhe familjarëve, por menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Tolmezzo lindën komplikime të rënda që kërkonin transferim të menjëhershëm në Udine.

Pasi u fut në terapi intensive, 18-vjeçari ra në koma dhe më pas ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, shkruan La Repubblica.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit