Transmetuar më 09-03-2025, 13:44

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas intervistës të kreut të PD-së Sali Berisha për median greke, ku ky i fundit thoshte se Shqipëria nuk plotëson kushtet për të qenë në BE.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke ironizuar kreun e PD, me bufin e kënetës, siç edhe e quan ai.

Kujtojmë se në intervistën dhënë për një media greke, Berisha shprehej se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së, pasi nuk plotëson kriteret.

“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, tha për “Liberal”, Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit