Transmetuar më 09-03-2025, 09:33

LEZHË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacën në Lezhë, pasi përplasi për vdekje ish-kunatin e tij, Ylli Mena. Fillimisht Prokuroria e Lexhës ka kërkuar 35 vite burg për Kacën, pasi ky i fundit përplasi me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë. Dënimin me 30 vite fillimisht e ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë, ndërkohë që pas apelimit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin dënim.

Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit