Transmetuar më 09-03-2025, 08:09

SPANJE – Thashethemet se diçka negative po ndodhte rreth Barçës u rritën kur Joan Laporta zbriti në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes kundër Osasuna. Presidenti i Barçës ka njoftuar lojtarët e tij për vdekjen e doktor Carles Minarro, i cili humbi jetën teksa po dremiste në hotelin e grumbulimit.

Menjëherë Laporta i ka shpjeguar situatën presidentit të Osasuna dhe trajnerit të tij, si dhe zyrtarëve të ndeshjes. Presidenti i Barçës thirri gjithashtu presidentin e La Ligës për t’i treguar dëshirën e tij për të shtyrë ndeshjen "për respekt të Carles Minarro dhe familjen e tij". Kështu ka shpjeguar ai për mikrofonat e Barça One.

“Është një lajm shumë i dhimbshëm, na ka krijuar një gjendje shoku sepse ishte i papritur. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe t’i shoqëroj në këto momente të vështira për ta, gruan, fëmijët, nënën e tyre… Ne e kemi kërkuar shtyrjen për respekt për Carles Minarro dhe familjes së tij, menduam se ishte vendimi më i mirë”.

Joan Laporta ka shprehur pikëllimin e lojtarëve dhe stafit të Barçës, të cilët kanë mbetur në gjendje shoku.

"Është shumë e trishtueshme ajo që ndodhi. Siç mund ta imagjinoni, lojtarët, stafi, trajneri… Të gjithë ishin shumë të trishtuar, sepse ai ishte një person që e donim shumë. Ai ishte një njeri që vinte në çdo udhëtim për t’u kujdesur për të gjithë. Ai nuk i thoshte jo askujt. Ai ishte një mjek i madh." Presidenti i Barçës theksoi se "vendimi më i mirë ishte shtyrja e ndeshjes" dhe falënderoi Osasunën, gjyqtarët dhe gjithashtu La Ligën për tolerancën e tyre . Së fundi, ai iu drejtua tifozëve të Barçës që kishin udhëtuar drejt stadiumit, të cilët gjithashtu dëshironte t’i falënderonte për mirëkuptimin.

"Në këto momente kaq trishtimi dhe dhimbjeje, mendoj se gjëja më e mirë ishte të kërkoja një shtyrje. Ne kontaktuam menjëherë presidentin e La Ligës dhe ata e kuptuan në mënyrë perfekte. Më duhet të them se ne kemi pasur mirëkuptim maksimal nga Osasuna dhe ata na janë vënë në dispozicion për çdo gjë që është e nevojshme,"- ishte mesazhi i Joan Laportës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit