

Milan mund me përmbysje 2-3 Leçen, në ndeshjen e Serie A. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen “zjarr”, teksa Gimenez realizoi gol që në minutën e parë. Festa zgjati pak, pasi goli u anulua për offside.
Në minutën e shtatë, vendasit shpërblehen pas një zbritje të shpejtë. Një e djathtë e fortë e Krstovic nuk u ndal dot nga portieri Sportiello. Djemtë e Coinceicaos provuan të reagojnë dhe barazuan me Gabbian, por sërish goli në pozicion të parregullt.
Milan pëson golin e dytë nga Krstovic, në të 59-tën. Ekipi nga Milano, ia doli që të përmbysë ndeshjen. Një autogol i Gallos ndezi shpresën, ndërsa heroi do ishte Pulisic, me dopietën e tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






