

BELSH- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kajan të bashkisë Belsh. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor me drejtues Arben Shehun, banues në fshatin Kajan.
Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është transportuar me ambulancë në drejtim të Elbasanit pasi ka pësuar plagë të shumta nga aksidenti.Gjithashtu bëhet me diej se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






