Transmetuar më 08-03-2025, 18:33

Më shumë se një vit pas vdekjes së shefit të kuzhinës Roberto Brancaccios, arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal dhe ai është një 31-vjeçar shqiptar.

41-vjeçari u godit nga një shofer më 14 dhjetor 2023 në Nomentana, në zonën e Lazio (Romë), teksa tani ka një pikë kthese edhe në hetime.

Autori i dyshuar, një 31-vjeçar shqiptar, u arrestua nga efektivët e policisë vendase me akuzën e shkaktimit të aksidentit me pasojë vdekjen dhe mosdhënies së ndihmës ndaj viktimës.

Shoferi i dyshuar, duke drejtuar një mjet ‘Alfa Romeo’, kishte përplasur shefin e kuzhinës teksa ai po shkonte me skuter për në punë, duke e lënë në agoni në asfalt dhe duke ikur menjëherë më pas, informon “RaiNews”.

Hetimet e kryera nga Njësia e SPE-së dhe Grupi III Nomentano, përmes përgjimeve dhe rikonstruksioneve të dinamikës së aksidentit, kanë mundur të gjurmojmë dhe zbulojnë identitetin e personit të dyshuar, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm (8 mars), në zonën e Viale Marconit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit