

Vlorë, 8 mars 2025 – Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në aksin rrugor Transballkanik, pranë paraburgimit të Vlorës, ku një makinë e llojit Porsche ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë. Si pasojë, mjeti ka goditur pesë automjete të tjera që ndodheshin në rrugë.
Në vendngjarje janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që drejtuesi i Porsche-t është plagosur dhe është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima të tjera.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






