

Fabio Capello foli gjatë prezantimit të të nominuarve për çmimet “Laureus 2025”. Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit, tani ambasador i “Laureus”, u pyet për Lamine Yamal. "Është një djalosh që po bën gjëra të rëndësishme.
Kur nisi te Barcelona, u tha se ishte ‘Messi i ri’, por jo, nuk arrin në atë nivel. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, spektakolar, i nivelit më të lartë, por nuk ka genin e Messit", – tha ai për talentin 17-vjeçar të Barcelonës, i cili është një nga kandidatët për çmimin e cituar më sipër.
Capello gjithashtu tregoi preferencën e tij për fituesin e çmimit “ekipi më i mirë”, mes Real Madridit, Barcelonës (ekipi i femrave) dhe kombëtares spanjolle: "Duhet ta fitojë kombëtarja e Spanjës. Është ekipi i të gjithë vendit.
Spanja ka gjithmonë cilësi; trajneri ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ai ka bashkuar këta lojtarë, ka krijuar frymën e ekipit. E fituan titullin kundër Anglisë, që gjithmonë shkon larg, por nuk fiton kurrë".
Tekniku italian komentoi edhe situatën e Real Madridit: "Me lojtarët që ka, është një ekip spektakolar. Vlen të shkosh në stadium për t’i parë kur luajnë".
Italiani reflektoi edhe mbi dominimin e futbollit spanjoll: "Në Spanjë luhet futbolli më i mirë që mund të shohësh. La Liga ka lojtarë të jashtëzakonshëm, si vendas, ashtu edhe të huaj. Spanja është kampione e Europës, ka fituar Champions League. Skuadrat iberike fitojnë shumë tituj. Për të dytin vit radhazi, të gjithë të nominuarit në futboll janë spanjollë. Të dominosh në këtë mënyrë është diçka e vështirë".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






