Transmetuar më 08-03-2025, 11:37

Edjon Maliqi, një prej të rinjve që tërhoqi vëmendje në rrjet me fjalimin e tij në Kuvendin Rinor të PS ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Rama.

Me origjinë nga Përmeti, ndërsa po fliste për furnizimin e kësaj zone me 24 orë ujë, kryeministri Rama zgjodhi të bëjë batuta, duke i thënë se do e masakrojnë me komente.

“O patronazhist, o legen, o qen bir qeni, o mashtrues, po si u bëri si veten, po jeni të gjithë legena. E di çdo të bëjnë në komente. E di pse, se përmende ka 24 orë ujë. Unë e di që është fakt, po ç’tu desh që e the se e hëngre tani”, tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit