Transmetuar më 08-03-2025, 11:13

Selanik, 8 mars 2025 – Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Neapoli të Selanikut, Greqi. Sipas informacioneve të para, një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr dhe ka qëlluar dy herë ndaj shqiptarit, duke i shkaktuar plagë të rënda në bark.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, kur viktima, i cili ishte ulur me një shok të tij jashtë një dyqani, u qëllua pa paralajmërim. Ai u transportua menjëherë në spitalin “Ippokrateio” në gjendje të rëndë.

Policia greke ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili dyshohet se ka mbërritur dhe larguar nga vendi i ngjarjes me këmbë.

Ngjarja po hetohet dhe autoritetet greke po bëjnë përpjekje të mëtejshme për të identifikuar rrethanat e ngjarjes dhe për të gjetur shkakun e mundshëm të atentatit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit