

KANADA- Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një lokal mbrëmjen e djeshme në lindje të Torontos. Sipas raportimeve të mediave të huaja autori i dyshuar vijon të jetë jetë i lirë, ndërsa po ashtu thuhet se kishte vënë një kapuç të zi dhe u largua nga vendngjarja me një automjet ngjyrë gri.
Zyrtarët paralajmëruan publikun që të qëndrojë larg zonës, ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë thanë se skena e krimit pranë qendrës tregtare Scarborough Town Centre në qytet kishte njerëz me lëndime që varionin nga të vogla në më kritike.
Katër nga personat e lënduar kishin marrë plagë jo kërcënuese për jetën, por detajet e gjendjes së të tjerëve nuk dihen ende, sipas Sky News. Disa nga të plagosurit u dërguan në një qendër traume, por ende nuk ka asnjëasnjë informacion për moshën apo gjininë e tyre.
Një zëdhënës i Shërbimeve të Zjarrfikësve të Torontos tha për CBC News se ekuipazhet u përgjigjën në vendngjarje pasi morën raporte për të shtëna me armë zjarri aktive. Autoritetet nuk kanë ndarë detaje se çfarë mund të ketë shkaktuar dhunën.
Kryebashkiakja e Torontos Olivia Chow tha se ajo kishte folur me shefin e policisë Myron Demkiw dhe njoftoi se hetimet mbi ngjarjen kanë nisur dhe janë në vazhdim.
“Ky është një hetim i hershëm dhe në vazhdim – policia do të japë detaje të mëtejshme. Mendimet e mia janë me të plagosurit dhe familjet e tyre.”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






