

Çështja e rinovimit për Mike Maignan po zgjat shumë. Një vit më parë, portieri kishte refuzuar ofertën e Milanit, i cili kishte ndërmend ta rriste pagën e tij nga 2.8 milionë eurot aktuale në shifra që do ta bënin atë lojtarin kuqezi me pagë të lartë, rreth 5 milionë euro, me bonuset.
Përgjigja e tij ishte refuzuese, sepse po jepte rendiment të nivelit të një kampioni. Për pasojë, kërkesa e francezit ishte për një pagë afër 8 milionë euro në vit neto. Po ashtu, ka pasur një interesim nga Bayern Munich për ta marrë atë, pas mbylljes së eopkës së Neuer.
Milani kishte hezituar, sepse plotësimi i një kërkesë të tillë (8 milionë euro në sezon) do të thoshte të lidhej përfundimisht me Maignan për vitet e ardhshme, pa mundësinë për ta shitur atë. Një pagë shumë e lartë e tij do t’i largonte klubet e mëdha, të cilat do të duhej t’ia rrisnin edhe më shumë pagën për të siguruar “po” e portierit transalpin.
Siç ndodhi me Vlahovic, pasi kushdo që e kërkon serbin te Juventusi duhet të pranojë një pagë të tij prej 12 milionë eurosh. Tani, megjithatë, arrihet në një tjetër kryqëzim. Ndonëse është e vërtetë që Maignan i ka ulur kërkesat, nga ana tjetër ka disa paqartësi mbi performancën e tij në muajt e fundit.
Pra, me një ofertë të mirë, ai mund të largohet, duke pasur parasysh se mbush 30 vjeç më 3 korrik. Kjo lëvizje mund të shërbejë për të rinovuar skuadrën dhe ndoshta synuar një profil më të ri portieri, rreth 25 vjeç. Nga ana tjetër, siç u pa me Donnarumma, nuk ka shumë portierë të pazëvendësueshëm në rol ditët e sotme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






