Transmetuar më 08-03-2025, 07:37

“Topi i Artë” 2024 ishte një nga më të debatueshmit. Fakti që e fitoi Rodri në vend të Vinicius, siç pritej nga shumë njerëz, shkaktoi shumë pakënaqësi te Real Madridi. Në fund ishte mesfushori spanjoll i Manchester City ai që triumfoi, duke bërë që në ceremoninë e ndarjes së çmimit të mos kishte asnjë përfaqësues nga klubi madrilen.

Disa muaj më vonë, tashmë po flitet për atë që mund të jetë fituesi i ardhshëm. Kandidatët janë të shumtë, por sipas një legjende të Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand, është një lojtar që e meriton më shumë se të gjithë. Madje, beson se ai do ta fitojë çmimin prestigjioz për vitin 2025. Ferdinand mendon se do ta fitojë Mohamed Salah. Sulmuesi i Liverpool-it është gjithashtu favorit i parashikimeve të kompanive të basteve.

"Në këtë moment nuk besoj se është dikush tjetër që mund të jetë në podium me të, – nënvizoi ish-mbrojtësi i shquar anglez. – Paraqitja në ndeshjet e mëdha, aty është çështja kryesore. Mund të zgjedhësh Salah, mund të zgjedhësh Dembélé. Po ashtu Mbappé, Vinicius, ose Bellingham.

Megjithatë, gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjnë ekipet e tyre në Champions League. Futbollisti që do ta ruajë nivelin e tij dhe do të arrijë deri në gjysmëfinale apo finale të Champions-it, do ta fitojë çmimin. Nëse Liverpool-i e fiton Champions League, jam i sigurt se Salah do të triumfojë për ‘Topin e Artë’. Kjo është logjika më normale sportive e gjërave".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit