

PRISHTINË- Një aksident i gjashtëfishtë është regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Mësohet se aksidenti është regjistruar në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Fatmirësisht deri tani raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo për të plagosur. Përshkak të aksidentit mësohet se është krijuar një trafik i madh.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd