Transmetuar më 07-03-2025, 14:37

Tiranë, 7 mars 2025 – Kryeministri Edi Rama ka nisur një mbledhje me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Sipas burimeve, mbledhja është një analizë e punës së deritanishme të çdo ministrie dhe po shqyrtohen sfidat për muajt e ardhshëm, duke pasur parasysh afërsinë e zgjedhjeve parlamentare.

Në këtë takim me dyer të mbyllura po diskutohen çështje të rëndësishme si strategjitë dhe mënyrat e komunikimit gjatë fushatës zgjedhore, fjalët kyçe që do të përdoren për të tërhequr mbështetje, dhe planifikimi i aktiviteteve deri në datën e zgjedhjeve, 11 maj. Mbledhja e ministrave dhe grupit parlamentar do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit