Transmetuar më 07-03-2025, 11:23

Berat, 7 mars 2025 – Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për rreth 2 muaj nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua operacioni “Multiple”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.

Gjatë operacionit, u arrestua shtetasja S. K., 19 vjeçe, banues në Berat, ndërsa u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj, 15 vjeçe. Hetimet kanë treguar se S. K. shfrytëzonte dy shtetaset e tjera për prostitucion.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit