Transmetuar më 07-03-2025, 11:15

Pogradec, 7 mars 2025 – Një byrektore në periferi të Pogradecit ka rënë pre e një zjarri të shkaktuar dyshohet nga rrjedhja e gazit të një bombole që përdorej për gatim. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në kohë, duke vënë flakët nën kontroll dhe parandaluar përhapjen e zjarrit.

Sipas njoftimit të autoriteteve, nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për shkakun e rrjedhjes së gazit dhe për masat e marra për parandalimin e incidenteve të tilla në të ardhmen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit