Transmetuar më 07-03-2025, 10:56

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në fshatin Gjyralë të Cërrikut në rrethin Elbasan, ku një 24-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një 37-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, që degjeneroi në goditje me mjet prerës. Sipas hetimeve paraprake, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik, nxori një thikë dhe plagosi shtetasin S. Rr., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin e dyshuar pak minuta pas ngjarjes, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit të të plagosurit, u gjet një shkop bejsbolli, që u sekuestrua si provë materiale.

Për këtë arsye, edhe 37-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë.

Policia tha se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit