Transmetuar më 07-03-2025, 10:33

Shqipëria dhe Britania e Madhe forcojnë bashkëpunimin policor

LONDËR – Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, zhvilloi një vizitë pune në Londër, me ftesë të Drejtuesit të Projektit të Policive Britanike për Luftën ndaj Krimit të Organizuar në Ballkanin Perëndimor, Adam Ball.

Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me përfaqësues të Policisë Metropolitane të Londrës dhe me drejtues të strukturave britanike kundër krimit të organizuar.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit për hetimin dhe luftën ndaj grupeve kriminale, raporton noa.al.

Një aspekt i rëndësishëm i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave me laboratorin e Policisë Shkencore Metropolitane, ku u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e analizës dhe ekspertizës kriminalistike.

Gjithashtu, delegacioni shqiptar vizitoi një nga komisariatet e Londrës që mbulon një zonë me një numër të madh shqiptarësh, për të njohur më nga afër sfidat dhe për të identifikuar mënyra të reja të bashkëpunimi.

Në përfundim të vizitës, u vendosën bazat për një bashkëpunim më të ngushtë operacional mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit