Transmetuar më 07-03-2025, 10:11

E konfirmuar! Bayern Munich ka arritur marrëveshjen me Joshua Kimmich për kontratën e re. Pra, pas shumë negociatash, palët janë dakorduar për rinovimin, mbetet vetëm hedhja e fiormës mbi kontratën e re.

Pavarësisht lidhjeve të mesfushorit veteran bavarez me klubet e tjera të njohura europiane, Kimmich gjithmonë donte të qëndronte në “Allianz Arena” dhe marrëveshja verbale tashmë është “kopsitur”. Negociatat ishin intensifikuar 10 ditët e fundit, me palët që tani po përgatisin dokumentet për të nënshkruar shumë shpejt.

Real Madridi nuk avancoi asnjëherë në bisedimet me Kimmich, pasi prioriteti i “Los Blancos” mbetet Trent Alexander-Arnold. Duke parë se kjo pistë mjaft e dëshiruar për të nuk ishte e mundur, Kimmich e mblodhi mendjen dhe zgjodhi të vazhdojë me gjigantët bavarezë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit