

Marc André Ter Stegen ka komunikuar këtë të enjte ndarjen nga gruaja e tij, Dani. Ai e ka bërë këtë përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, ku kërkon respektin më të madh për ish-partneren e tij dhe fëmijët. Portieri gjerman nuk thellohet në arsyet e ndarjes dhe shpjegon vetëm se të dy po ndjekin rrugë të ndryshme.
"Pas një reflektimi të kujdesshëm, Dani dhe unë kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndryshme. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, siç mund ta imagjinoni, por besojmë se është hapi më i mirë për ne.
Fokusi ynë i përbashkët është të bëjmë atë që është më e mira për fëmijët tanë, duke u siguruar që ata të kenë një mjedis të dashur dhe të qëndrueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë si prindër dhe ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt e vlerësim, siç kemi bërë gjithmonë.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë për ne, ju lutemi të tregoni mirëkuptim dhe të respektoni privatësinë tonë, veçanërisht atë të fëmijëve tanë", – thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit që po divorcohet.
Portieri i Barcelonës vazhdon rikuperimin e tij pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Villarrealit, në fund të muajit shtator. Ai po punon me idenë për të luajtur ndonjë ndeshje këtë sezon, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Ideja kryesore e portierit është që rikuperimi të jetë perfekt, edhe nëse do të kërkojë pak më shumë kohë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






