Transmetuar më 07-03-2025, 07:31

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.

Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera më e lartë në rang territori;

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit