Transmetuar më 06-03-2025, 20:57

ELBASAN- Katër zyrtarë të kompanisë "Eco Alb" janë shoqëruar ditën e sotme në komisariat pasi Prokuroria dhe Policia zbarkuan në vendin ku ndodhet Inceneratori i Elbasanit. Sipas informacioneve, shoqërimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Bëhet me dije se të shoqëruarit janë drejtori i kompanisë, një inxhinier, një përgjegjës dhe një zyrtar i rëndësishëm i "Eco Alb". Gjithashtu raportohet se janë sekuestruar një sërë dokumentesh, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për ndalimin e tyre.

Mësohet se organi i akuzës ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”. Konkretisht bëhet fjalë për zjarrin që përfshiu inceneratorin e Elbasanit në korrik të vitit 2023. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ky zjarr pati në mjedis.

Prokuroria ndërkohë ka zgjeruar hetimet ku përveç nenit 151 ka përfshirë edhe nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale i cili përfshin veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu mësohet se tashmë është duke hetuar shoqërinë Eco Alb për këtë vepër penale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit