Transmetuar më 06-03-2025, 16:00

TIRANË – Një tjetër zyrtar i drejtësisë ka rënë në duart e drejtësisë shqiptare! Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara, pas një operacioni ndërkombëtar të organizuar nga Policia e Shtetit dhe autoritetet amerikane.

Lala ishte në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror, dhe ishte shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai është arrestuar në SHBA dhe është sjellë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij është rezultat i një operacioni të gjerë, që ka zgjatur disa muaj, me koordinimin e SPAK dhe Departamentit të Policisë Kriminale në Shqipëri. Lala tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare për akuzat e rënda që rëndojnë mbi të!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit