

Kavajë, 6 Mars, 2025 – Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Shkëmbit të Kavajës, ku një autoambulancë është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar disa të plagosur. Në momentin e aksidentit, brenda autoambulancës ndodhej një grua 64-vjeçare nga Berati, e cila po transportohej për në spital, e shoqëruar nga një i afërm dhe infermieri.
Si pasojë e përplasjes, të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me një autoambulancë tjetër për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në zonën e ngjarjes ka pasur trafik të rënduar për shkak të incidentit.
Hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit janë ende në vazhdim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






