

Ditën e sotme, familjarët dhe miqtë e reperit Mentor Palokaj, i njohur edhe me nofkën “Tee”, iu drejtuan për të dhënë lamtumirën e fundit atij. Vdekja e papritur e reperit, e cila tronditi opinionin publik, ndodhi të dielën e kaluar, kur ai u gjet i pajetë në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës.
Në këtë moment të dhimbshëm, ishte vëllai i tij, reperi i njohur Unikkatil (Viktor Palokaj), i cili e përcolli për në banesën e fundit. Unikkatil u shfaq tejet i trishtuar dhe i prekur, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një pjesë të rëndësishme të jetës së tij.
Mentori, një artist që ka lënë shenjë në skenën muzikore shqiptare, do të mbahet mend për kontributin e tij në muzikën rap dhe hip-hop, duke krijuar një lidhje të ngushtë me fansat e tij dhe duke qenë një emër i njohur në industrinë muzikore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd