

Tiranë, 6 mars 2025– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama mbi ndërtimin e një "shteti islamik bektashi". Ai ka theksuar se Rama ka ndryshuar fenë disa herë gjatë jetës së tij, duke e quajtur atë politeist dhe duke pyetur se si mund të besojnë njerëzit te ai.
Në një intervistë për mediat, Berisha tha: "Një njeri që ka ndërruar fetë sa herë është martuar, ai është politeist, ai nuk është monoteist. Si mund t’i besojmë ne atij?" Ai e konsideron si fyese për Kuranin deklaratën e Ramës për ndërtimin e një shteti islamik bektashi, duke shtuar: "Si mund të citosh Kuranin dhe nga ana tjetër të thush që do krijosh shtetin islamik bektashi? Ta gjejë në Kuran ku ekziston kjo."
Berisha e ka cilësuar këtë si një fyerje të rëndë ndaj Kur’anit, i cili për të është fjala e Zotit. Sipas tij, Rama përdor elementë të fesë dhe të Kur’anit për propagandë dhe qëllime elektorale, dhe kjo e bën të dyshimtë autoritetin e tij në fushat që lidhen me besimin dhe moralin. Ai ka theksuar se ky veprim është një tjetër shembull i përdorimit të fesë për interesat personale të Kryeministrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






