

Ka mbërritur sot (6 mars) në gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie Jetmir Llani, 46 vjecari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznese në Kurbin.
Nga hetimet rezulton, se Llani përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror te padrejtë.
Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se të kryhej operacioni i policisë pas indicieve të marra.
Gjatë kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy te miturit u kapën ne flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjecari në flagrancë u realizua edhe operacioni për arrestimin e Jetmir Llanit më 3 mars.
Kush është Jetmir Llani?
Jetmir Llani ishte liruar vetëm pak muaj më parë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për vrasjen e Gentian Shkretës dhe plagosjen e vëllait të tij, Leli Shkreta. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur 4 nëntor të vitit 2012 në fshatin Fushë-Mamurras, të Kurbinit.
46-vjeçari qëlloi në atë kohë mbi pjesëtarët e familjes Shkreta, pasi në 5 qershor të 2012-ës, vëllezërit e viktimës qëlluan ndaj familjarëve të tij ku për pasojë mbeti i vrarë djali i mitur i 9-vjeçar.
Në këtë zinxhr përplasjesh ka mbetur i vrarë edhe Mark Shkreta babai i dy vëllezërve që vranë fëmijën e mitur, ndërsa që prej lirimit nga burgut Jetmir Llani është shndërruar në tmerrin e bizneseve të zonës, të cilat nëse nuk paguanin tek ai gjobat e majme detyroheshin të mbylleshin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






