Transmetuar më 06-03-2025, 10:07

Lezhë, 6 mars 2025 – Një person i pajetë, ende i paidentifikuar, është gjetur mëngjesin e sotëm nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në kryqëzimin e Rrugës së Kombit, ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit dhe segmenti drejt Lezhës. Punonjësit e mirëmbajtjes konstatuan viktimën dhe menjëherë lajmëruan policinë.

Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarësve, dhe dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet. Megjithatë, hetimet janë ende në vazhdim dhe pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën. Ajo ka apeluar për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj tragjedie.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar. Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç. Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit