Transmetuar më 05-03-2025, 22:11

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Goranxi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, një 63-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Gjirokastrës.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit.

Njoftimi i Policisë Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në afërsi të fshatit Goranxi, automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. V., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit