Magazinë
Transmetuar më 05-03-2025, 19:48

Një emigrant shqiptar në Greqi ka marrë një dënim ekstrem nga gjykata për trafik klandestinësh dhe nar’kotikësh. Ai është dënuar me 49 vjet burgim, raporton noa.al.

Vendimin e shpalli sot Gjykata e Apelit Dodekanez e cila dha dënimet për rastin e trafikut të emigrantëve dhe drogës në Kos, që kishte bërë bujë në opinion.

Gjykata treanëtarëshe e Apelit Dodekanez ka shqiptuar dënime shumë të rënda për të pandehurit, konkretisht:

– Dënim me 49 vjet burg (25 vjet për vuajtje) dhe gjobë prej 240.000 euro për N. S., 39 vjeç, shtetas shqiptar.

Po me 49 vjet burg u dënua dhe 49 vjeçar A.X nga Kos dhe 47 vjet burgim, një 67 vjeçar nga i njëjti qytet grek në kufi me Turqinë.

Një person i katërt, 47 vjeç, u dënua me 7 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë.

Në këtë rast janë të përfshirë edhe tre të huaj, ndërsa nuk dihen detaje të tjera, ndërsa dy të pandehur të tjerë dhe një shtetas i huaj kanë vdekur.

Rasti u hetua në maj të vitit 2017 në Athinë dhe Kos, nga oficerë policie të Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar.

Policia arrestoi 44 nga 67 të pandehurit, ndërsa 7 ndodhen ose banojnë jashtë vendit, 8 nuk u identifikuan, 4 nuk u gjetën, 7 persona u arrestuan në Atikë dhe 34 në Kos.

Hetimet e policisë nisën në fillim të vitit 2017 pas informacioneve për ekzistencën e një trafiku të organizuar në Kos, nisur nga dhjetori i vitit 2015.

Skema ka qenë aktive në lehtësimin e hyrjes dhe daljes së paligjshme të shtetasve të huaj në Greqi. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit