Transmetuar më 05-03-2025, 12:59

LEZHË – Aksident i trefishtë në aksin Lezhë–Shkodër, i përfshirë autobusi me punonjës italianë të kampit të Gjadrit

Lezhë, 5 mars 2025 – Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, duke shkaktuar panik dhe bllokim të qarkullimit për afro një orë.

Sipas informacioneve të para, në ngjarje janë përfshirë tre automjete – një autobus, një kamionçinë dhe një makinë. Autobusi, në momentin e përplasjes, transportonte punonjës italianë të kampit të emigrantëve në Gjadër, ndërsa mjetet e tjera kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, veçanërisht në pjesën e përparme.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur, por ende nuk janë bërë publike detaje për identitetin dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë u krijuan radhë të gjata automjetesh dhe trafiku u paralizua për rreth një orë. Policia rrugore dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punojnë për pastrimin e rrugës dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet po hetojnë mundësinë që shpejtësia e lartë apo kushtet e motit të kenë ndikuar në përplasjen zinxhir të tre mjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit