

SHKODËR – Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në fshatin Balldren. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një autobuz, një kamionçinë dhe një makinë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






