Magazinë
Transmetuar më 05-03-2025, 12:30

Dita e djeshme shënoi një moment historik për motorsportin shqiptar, pasi Gentjan Shaqiri, kampioni i sapokurorëzuar i Formula 3 Hill Climb, solli në Shqipëri Kupën e Kampionatit Qendror Europian. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ai arriti të mposhtë dominimin dhjetëvjeçar të Laszlo Szasz, duke u renditur krah legjendave si Christian Merli.

Triumfi i Shaqirit nuk është thjesht një sukses sportiv, por një shembull i përkushtimit dhe disiplinës. Ai e arriti këtë sukses falë makinës Renault Tatuus 2000, një mjet garash i ndërtuar për shpejtësi dhe saktësi ekstreme. Me një motor 2.0L që prodhon mbi 200 kuaj fuqi dhe arrin 0-100 km/h për vetëm 3.5 sekonda, kjo makinë simbolizon ambicien dhe përkushtimin e një kampioni të vërtetë.

Në ceremoninë e organizuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Shaqiri ndau me studentët përvojën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e strategjisë dhe kontrollit jo vetëm në pistë, por edhe në financa. Ky event shënoi gjithashtu fillimin e një bashkëpunimi të ri mes Shaqirit, Fakultetit dhe programit iutech nga iute, për të sjellë leksione të hapura mbi fintech dhe menaxhimin financiar.

"Edukimi financiar është një garë më vete – ai të ndihmon të marrësh vendime të sakta dhe të kesh sukses afatgjatë, qoftë në pistë apo në jetë," u shpreh Shaqiri para studentëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit