Transmetuar më 05-03-2025, 00:17

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka ndarë me publikun një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, duke shprehur dhimbjen dhe boshllëkun që ka lënë pas humbja e tij.

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë.

Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë,” shkruan ai në një postim emocional, duke e përshkruar të ndjerin si një person gjithmonë pozitiv, të buzëqeshur dhe me një zemër të madhe.

Ai kujton momentet e fundit të vëllait të tij, duke treguar se ai nuk kishte dashur që ta shqetësonte për gjendjen e tij shëndetësore, nga frika se mund të pësonte ndonjë aksident duke u nxituar për ta parë.

“Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra,” shkruan Unikkatil, duke shtuar se dhimbja e tij është e pamatshme.

Ceremonia e lamtumirës së fundit do të mbahet të enjten, më 6 mars 2025, në restaurant Fenix në Klinë nga ora 09:00, ndërsa varrimi do të bëhet po të njëjtën ditë në ora 13:00, në varrezat e kishës së Gjurakocit.

Mesazhi i ndjerë:

"My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa 💔💔💔!! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit