Transmetuar më 04-03-2025, 22:59

BRITANI- Një adoleshent ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në jug të Londrës. Policia Metropolitane tha se 16-vjeçari u vra në Paradise Road, pranë stacionit të metrosë Stockwell.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nga Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe Ambulanca Ajrore e Londrës, adoleshenti u shpall i vdekur në vendngjarje, shkruan Sky News.

Në një deklaratë, Policia tha se nuk ka ende asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë, por kanë nisur hetimet për vrasje. Gjithashtu po punohet për identifikimin e viktimës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit