

Një i ri shqiptar është arrestuar në Torino, pasi udhëtonte në korsinë e gabuar dhe me drejtim të kundërt, duke rrezikuar një aksident të rëndë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (4 mars) në zonën Mirafiori, ku policia e ndaloi 20-vjeçarin, por ai tentoi të arratisej me makinë dhe më pas me vrap.
Pas ndalimit, rezultoi se automjeti që po drejtonte ishte i vjedhur, çka ngriti dyshime se i riu është pjesë e një grupi grabitësish. Gjykata e la në arrest shtëpie, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar aktivitetin e tij kriminal.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






