

KOSOVË- Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka reaguar për herë të parë pasi vëllai i tij, Mentor Palokaj u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen “Arbëria”.
Përmes një postimi në Instagram, reperi emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj ka publikuar disa fotografi me të vëllain dhe ka njoftuar se ceremonia mortore do të bëhet më 6 mars.
Në reagimin e tij prekës, Unikatili shkruan po ashtu se nuk ka qenë pranë të vëllait në momente e fundit të tij të jetës, pasi ai ka kërkuar që të mos e njoftojnë.
POSTIMI I PLOTË:
My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakoci.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






