Transmetuar më 04-03-2025, 13:33

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë e tij ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit në një deklaratë për mediat u shpreh se krijimi i një fronti të përbashkët opozitar do të mundësonte sipas tij largimin e kreut të qeverisë.

"A ka një alternativë tjetër për të kontribuar në largimin e Edi Ramës, përveç se krijimit të një fronti të përbashkët opozitar",- u shpreh Berisha referuar formimit të koalicionit të PD-së, e cila firmosi aleancë me 25 parti politike në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Lidhur me këtë Rama ka publikuar një video me disa bufa, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës. Krasah videos Rama ka shkruar me ironi "Fronti i Noc Rrokut", teksa e ka shoqëruar me disa emoji zvarranikësh.

Postimi i plotë i Ramës:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit