Magazinë
Transmetuar më 04-03-2025, 13:29

SERBI- Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga kaosi ditën e sotme, ndërsa janë hedhur mjete piroteknike dhe tymuese në sallë. Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar pas incidentit në seancën e parlamentit se deputetja Jasmina Obradoviç ka marrë goditje në kokë dhe se jeta e saj është në rrezik.

Gjithashtu Kryetarja ia ka hedhur fajin partive opozitare për gjithë kaosin e ndodhur. Po ashtu Branbiç ka akuzuar opozitën duke e mbajtur përgjegjëse për gjendjen e Obradoviç, e cila u lëndua nga gazi lotsjellës dhe bomba me tym.

“Për shkakun tuaj, ajo po lufton për jetë ju nuk jeni njerëz”, u tha Brnabiç deputetëve të opozitës duke bërë thirrje disa herë që të vazhdohet puna në Parlament.

Ndërkohë që po miratoheshin projektligjet në fushën e arsimit që ishin në rendin e ditës, opozita ka kundërshtuar mazhorancën serbe dhe në shenjë revolte kanë ndezur flakadanë dhe kanë hedhur bomba tymuese kë Kuvend.

Bëhet me dije se si pasojë e bombave tymuese kanë përfunduar me plagë tre deputete, njëra prej të cilave është shtatzënë. Të plagosura kanë mbetur, Jasmina Karanac, Sonja Iliç dhe Jasmina Obradoviç. Sipas raportimit të mediave vendase, Presidenti Vuçiç ka shkuar për të vizituar deputetet e shtruara në spital.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit