Transmetuar më 04-03-2025, 11:15

Trajneri i Atlético Madridit, Diego Simeone, dhe mesfushori Rodrigo De Paul dolën në konferencën për shtyp në prag të derbit kundër Real Madridit në 1/8 e Ligës së Kampionëve. Trajneri argjentinas ka një skuadër të motivuar, ndaj derbi pritet të jetë i zjarrtë mes dy ekipeve që e njohin mirë njëri-tjetrin. Ja deklaratat kryesore të Simeones:

Historia e Realit në Champions: "Është e jashtëzakonshme. Të martën do të kemi një mundësi të shkëlqyer të tregojmë veten".

La Liga apo Champions: "Tani nuk mund të mendoj për kampionatin, sepse ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Përqendrohem gjithmonë te sfida e radhës".

Golat me kundërsulm: "Më pëlqen kur thoni se shënimi i golave në kundërsulm është një përmirësim. Julian (Álvarez) po bën një punë të shkëlqyer, edhe ekipi ka një stil loje të qartë, të ndërtuar mbi historinë e klubit".

Pa humbje kundër Realit dhe Barçës këtë sezon: "Gjithmonë kam thënë se Real Madridi dhe Barcelona janë aty ku janë për shkak të historisë së tyre. Ne jemi në proces rritjeje të vazhdueshme".

Gjendja e tij personale: "Jam shumë i motivuar, sikur të ishte dita ime e parë këtu. Që nga momenti kur erdha, qëllimi ishte ta bëja këtë klub të rëndësishëm në Europë dhe mendoj se po e përfaqësojmë mirë".

Qëllimi për të martën, të dalin të padëmtuar apo të lënë një shenjë të fortë: "Të dyja janë të lidhura. Nuk shoh ndonjë diferencë të madhe mes dy varianteve".

E ardhmja e Julian Álvarez: "Është ende shumë i ri, ka nevojë të vazhdojë të përmirësohet. Ka shumë potencial dhe ne do të përpiqemi ta ndihmojmë që të rritet më shumë".

A është Atlético Madridi favorit: "E respektoj idenë për të pasur një favorit, por e dimë forcën tonë dhe si ta shfrytëzojmë. Do të përpiqemi ta çojmë lojën në zonat ku mund ta dëmtojmë kundërshtarin".

Derbet e fundit: "Një ndeshje e këtij niveli vendoset nga detajet. Të dyja palët e dinë rëndësinë e këtyre përballjeve. Skuadra që i menaxhon më mirë këto momente do të kalojë më tej".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit